Charles Michel është dorëhequr si kryeministër i Belgjikës pas humbi në votëbesimin e Parlamentit. Qeveria e Michel iu nënshtrua votëbesimit pas daljes nga koalicioni të partisë më të madhe në vend, N-VA.
Charles Michel drejtonte koalicionin me katër parti, por N-VA vendosi të largohej nga qeveria për shkak të debateve mbi paktin e OKB-së për emigracionin.
Mbreti Philippe i Belgjikës ka pranuar dorëheqjen e Michel, por ndërkohë i ka kërkuar atij që të qëndrojë në krye të një ‘qeverie kujdestare’ deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen në muajin maj të 2019-ës.