Zbardhen disa nga vendimet e Kryesisë së Partisë Socialiste, e mbledhur gjatë ditës së sotme me dyer të mbyllura. Kryesia e PS ka vendosur për zhvillimin e Kongresit të partisë në 30 mars për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale.
Në mbledhjen e Kryesisë u bë edhe një analizë e punës organizative të PS në 12 qarqe. Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika për FRESSH se pse nuk kanë informuar për pakënaqësinë e studentëve.
Burimet bëjnë me dije se në mbledhjen e Kryesisë se PS nuk është diskutuar për ndryshimet në qeveri edhe pse kryeministri Rama la të hapur mundësinë e ndryshimeve gjatë prononcimit të tij për mediat jashtë selisë së PS.
“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk e them asnjëherë fjalën fundit të parën. Di gjithmonë radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve”- tha Rama.