Fundjavën që lamë u zhvillua në RTSH nata finale e ”Festivali i 57-të” ku fituese u shpall Jonida Maliqi.
Ky vit solli në skenë këngëtarë të mirënjohur shqiptarë, të cilët me këngët e tyre mbërthyen publikun para ekranit. Një nga konkurrentet ishte edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila u paraqit me këngën “Më e fortë”.
Kënga e saj u prit mjaft mirë nga publiku dhe ishte pretendent për të fituar çmimin e parë. Pas përfundimit të mbrëmjes, Soni ka publikuar në ‘Instagram’ një status ku uron kolegen për fitoren dhe njëkohësisht ka përshkruar rrugëtimin në këtë festival.
”Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi se si muzika ime mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj. Ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurrë më parë.
U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilën besoj edhe nga mbështetja juaj, do ta kemi refren gjatë së bashku. Në çdo rrugëtim, unë kam nxjerrë mësimet e mija. Të këtij dhjetori i kam në zemër. Urime kolegëve me të cilën ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael. Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund”,- shkruan Soni.









































