Vihet re mungesa e moderatores Marina Vjollca, e cila sezonin e kaluar moderoi emisionin “C’est la Vie”.
Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Para pak javësh u tha se projekti për këtë emision u anulua për shkak të partnerit të saj, Getoar Selimi, i cili do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakord me kushtet e vendosura nga reperi për të qenë pjesë e jurisë. Për këtë arsye ata e anuluan krejtësisht projektin e ri dhe, thënë thjesht, “Marina ka mbetur pa punë”.
Megjithatë ende nuk dihet nëse Marina do të rikthehet përsëri në janar, apo nëse do të jetë apo jo pjesë e këtij ekrani. Ndërsa nga ana tjetër dihet se motrës së saj Luanës i është besuar sërish emisioni “Shiko kush Luan” në “Top Channel”, pasi sezoni i parë rezultoi i suksesshëm.