“Më thirri babi…”, Olsi Bylyku tregon si u vodhi prindërve lekët

0
508

Olsi Byluku ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin”. Ndër të tjera aktori i humorit tregoi një përvojë të ndodhur kohë më parë. Ai tregoi se si kishte vjedhur lekët në shtëpi për të dalë me shokët. “Para se të vinte viti i ri, 1 ose 2 muaj para kishim dasmë, do shkonte mami dhe babi. Ato kohë isha zënë me mamin dhe babin. Më duheshin lekë që të dilja për vitin e ri me shokët. Pashë unë që babi kishte lënë të komodina zarfin me qokën që do bënte tek dasma. E pashë njëherë dhe i thashë vetes ‘jo s’je ai lloj çuni ti’. Por ai zarfi sikur më thërriste. E hapa unë, mora lekët dhe dola me çunat. Para disa koshësh kishim një rast në shtëpi dhe erdhi ky personi që mori zarfin bosh. I dha babit tim për qokë zarfin bosh. ‘Po ti je duke u tallur me mua’, i tha babi. Po bosh ma dhe edhe ti’, i tha ai. ‘Olsioniiii’ më thirri babi, këtu s’mbaj mend më”, tregoi Osli ndërsa shkaktoi të qeshura në sallë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here