Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion (Video)

    0
    523

    Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata finale e festivalit të fundivitit në Radio Televizionin Shqiptar. Me këngën “Ktheju tokës’ edicionin e 57-të të këtij festivali e fitoi Jonida Maliqi. Kështu Jonida me këtë këngë do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision. “Dua të falenderoj ata që krijuan këtë material muzikor me të cilin rikthehem pas 11 vitesh në skenë, dua të falenderoj autoren e këngës. Kjo këngë i kushtohet emigrimit që është pjesë e problematikës ballkanase”, tha Jonida. Kujtojmë se Eurovision 2019 do të mbahet më 14-18 maj në Tel Aviv të Izraelit.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here