“Na çave …”, banori i Astirit ia plas në sy deputetit të PD: Mos bëj politikë me pronat tona

0
464

Mbrëmjen e sotme banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe. Kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë nga dita që kanë nisur protestën, ende dhe sot ata kanë vazhduar me rezistencën e tyre, ndërkohë që u është bashkuar dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Teksa Balliu ka marrë megafonin dhe ka nisur të flasë, një nga banorët ka kërkuar që të mos bëhet politikë me pronat e tyre.

‘Mos na bëj politkë me pronat tona. Mos na e caj tra*in. Politkë me djersën tonë mos bëj’, ka thënë qytetari, ndërsa deputeti Klevis Balliu vazhdonte si për të mbuluar zërin e tij që i fliste kundër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here