Dalin pamjet e femrave serbe që lobuan kundër Kosovës në INTERPOL

0
862

Ministri i Jashtëm kosovar Pacolli tha në komisionin e Jashtëm se Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në Interpol. Ndërkohë mediat vendase, Ballkani.info ka siguruar video ku femrat serbe në ditën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Dubai, shihen duke u “shëtitur” nëpër sallë. Serbet mbajnë në duar një listë, ndërsa gjatë gjithë kohës shikojnë se të kush duhet të shkojnë. Ato i përcjellin në mënyrë konstante pjesëmarrësit e Asamblesë, duke u afruar herë të njëri e herë të tjetri.Kjo është dëshmia më e qartë se si Serbia zhvilloi lobimin në Interpol për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here