Naureda Llagami është zgjedhur sot në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Llagami është propozuar për institucionin e ri nga Shoqëria Civile, ndërkohë që në postin e kryetares u zgjodh me dhjetë vota.
Llagami ka shërbyer më parë pranë Ministrisë së Drejtësisë, pranë Gjykatës së Lartë dhe si dhe pedagoge në disa universitete.
Ditën e djeshme ishte Gent Ibrahimi që u zgjodh në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.