Zbardhet skenari/ Kush ishte regjisori që “prodhoi” vezët, ia dha deputetit për të qëlluar Ramën (Video)

0
452

Sapo kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, ka thumbuar opozitën, duke thënë se u kthye në Kuvend me mandate të pjekura dhe jo të djegura dhe duke deklaruar se 40 minutëshin e fjalës së tij do ia falte kryedemokratit Lulzim Basha.

Po kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga deputetët demokratë Endri Hasa dhe Gent Strazimiri.

Hasa është ngritur nga karrigia për të sulmuar fizikisht kryeministrin Rama, por forcat e Gardës kanë ndërhyrë në kohë.

Ai e ka qëlluar me një vezë Ramën, e cila e ka prekur në zonën e stomakut, ndërsa e dyta i ka fluturuar mbi kokë teksa është ndaluar nga Garda e Shqipërisë.

Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar një video nga Kuvendi ku shkruan se Basha i ka dhënë vezët Endri Hasës. Ai e ironizon duke e quajtur regjisor dhe skenarist.

Postimi i Ballës

Artist! Po ti qenke edhe regjizor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij ✌️–.

Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët– dhe ia jep deputetit pa emër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here