Tus është një prej reperëve më të njohur në Greqi, i cili ditët e fundit ka marrë etiketime si “tradhtar”.
Kjo për shkak se ai ka publikuar një këngë të titulluar Alket Rizai, dedikuar shqiptarit famëkeq në shtetin fqinj.
Kënga e publikuar vetëm dy ditë më parë në Greqi, ka ngjallur reagime të forta.
Në klip shfaqet një person i veshur me bluzën kuqezi dhe simbolin e flamurit shqiptar.
Shqiptari mori famë në Greqi pasi u arratis dy herë me helikopter nga burgjet greke, ndërsa herën e tretë kur mori peng policët e burgut të Malandrinos, nuk ia doli.
Aktualisht ai ndodhet pas hekurave i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe tentativë arratisje.