Qeveria merr vendimin, ja ku do të jenë zyrat e KLP dhe KLGJ për 25 vjet, Ministria e Drejtësisë pa të drejtë ndërhyrjeje

0
486

Zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë do të jenë tek Rruga e Dibrës, te godina e quajtur “Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes. Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të publikuar në Fletoren Zyrtare, KLP, KLGJ dhe ILD do të marrin katin e parë dhe të dytë të kësaj godine për të ushtruar aktivitetin e tyre për 25 vjet. “Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Dhënien në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrisë së Drejtësisë, për një periudhë 25-vjeçare të një pjese të katit të parë, me sipërfaqe 1057 m² dhe të katit të dytë, me sipërfaqe 1882 m², me sipërfaqe të përgjithshme 2939 m² në objektin nr. 14, të pronës së paluajtshme shtetërore nr. 12, me emërtim “Komanda e Doktrinave dhe Stërvitjes”, me vendndodhje Rruga e Dibrës, Tiranë, sipas planimetrive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për t’i përdorur për sistemimin me mjedise pune dhe ushtrimin e veprimtarisë së organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) etj”, thuhet në vendim. Më tej, sqarohet se Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë të ndryshojë vendndodhjen e organeve të reja të drejtësisë si edhe të kryejë ndryshime infrastrukturore aty.

“Ministrisë së Drejtësisë i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e sipërfaqeve të objektit të dhënë në përdorim të përkohshëm, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve. 3. Ministrisë së Drejtësisë i ndalohet të kryejë ndryshime infrastrukturore ose ndërtime të reja, në objektin e dhënë në përdorim të përkohshëm, pa shpërblim, pa miratimin paraprak të Ministrisë së Mbrojtjes”, sqarohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here