Gjendje alarmi në ishujt e Greqisë, shikoni helikopterin që e rrethojnë 14 avionë turq dhe grekë

0
672

Dy avionë F-16 të Turqisë kanë hyrë në territorin grek duke iu afruar helikopterit të ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos teksa ai ishte në ajër. Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në ishullin skajor të Greqisë, Kastelorizo shumë pranë tokës turke, teksa Kamenos po largohej me helikopter pasi kishte kaluar mbrëmjen aty. Avionët i janë afruar duke thënë se të largohet nga hapësira ajrore turke, ndërsa menjëherë në zonë janë afruar edhe një numër i madh gjuajtësish turq dhe grekë duke shkaktuar një situatë alarmi në ishujt e kësaj zone. Në një deklarim të mëvonshëm, Kamenos tha se në zonë ishin afruar gjashtë avionë grekë dhe tetë turq. “Ne po i përgjigjemi agresionit turk”, tha Kamenos për mediat greke, ndërsa Turqia thekson se helikopteri i tij kishte hyrë në hapësirën ajrore turke. Të dyja vendet janë në një raport mjaft të tensionuar sa i përket çështjes së ishujve në Egje pasi Turqia pretendon disa prej tyre.  

Embedded video

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here