E qëlluan me vezë në Kuvend, Rama lëshon akuzat e rënda: E kanë vrarë kohën koteceve

0
432

Ditën ne sotme seanca parlamentare ka nisur me incidente. Pasi opozita u rikthye në Kuvend pas një mungese të gjatë, deputeti i PD Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë që seanca parlamentare u shty me një orë për të marrë vendimin në lidhje me përjashtimin e Edi Hasës prej 10 ditësh, Rama ka reaguar nëpërmjet një postim i në Twitter.

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve–”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here