Detajet/ Breshëri plumbash mbi makinën tip “Benz”. Kush është pronari dhe ku e kishte lënë makinën?

0
448

Breshëri plumbash ndaj një automjeti në Fier. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe policia bën me dije se me armë është qëlluar në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.B, banues në Zhupan, te Fierit. 

Sipas policise, makina  prej 1 muaji ishte lënë e parkuar në anë të rrugës Fier-Levan, pasi pronari mjetin e kishte nxjerrë në shitje.

Informacion paraprak

Në datën 19.12.2018, gjatë natës është qëlluar me armë në makinën tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.B, banues në Zhupan, i cili prej 1 muaji e kishte lënë të parkuar në anë të rrugës Fier-Levan, pasi mjetin e kishte nxjerrë në shitje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here