Stoltenberg i telefonon Haradinajt: FSK po zhvillohet, do rishqyrtojmë angazhimin e NATO-s

0
519

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg,  ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e ka njoftuar se Këshilli Veri-Atlantik pati një diskutim fillestar mbi ligjet e miratuara së fundmi mbi transicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Sekretari i Përgjithshëm e njoftoi zotëri Haradinajn se tani që mandati i FSK-së po evoluon, Këshilli Veri-Atlantik do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në vitin e ardhshëm. NATO do të vazhdojë me misionin e saj të KFOR-it për të siguruar ambient të sigurt në Kosovë. KFOR-i operon në bazë të mandatit të OKB-së dhe nuk do të preket nga ligjet mbi tranzicionin e FSK-së”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Në fund thuhet se Stoltenberg do të vazhdojë angazhimin e tij me të gjithë aktorët relevantë për stabilitet rajonal. Kujtojmë se pak ditë para votimit në Kuvend të ligjeve të FSK-së, Stoltenberg kishte biseduar në telefon me Haradinajn, të cilit i kishte thënë se “Transformimi i FSK-së në Ushtri është në kundërshtim me këshillat e shteteve anëtare të NATO-s”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here