Dënim me burg, përkatësisht gjashtë vite e gjysmë burg për Adam Thomas dhe pesë vite për Claudia Patatas. Është ky dënimi për çiftin neonazist, i cili përfundoi në proces gjyqësor në Angli në Birmingham Croqn Court, pasi e quajtën djalin e tyre, Adolf Hitler. Çifti u dënua me burg, ndërsa si dhe nga hetimet e kryera rezultoi se i përkisnin një grupi terrorist “National Action”. Gjatë procesit gjyqësor kur u shpall fajësia, u publikuan edhe pamje të burrit i cili shfaqej me një maskë si eksponent i Ku Klux Klan, duke lëkundur beben e tij. Kësisoj këto pamje u cilësuan si raciste, duke rënduar edhe më tej pozitën e tij.