Një familje në Librazhd kërcënon se do të hidhet nga pallati.
Mësohet se familja me 5 anëtarë kërcënon se do të hidhen nga kati i tetë i pallatit.
Shkaku i kësaj është konflikti që familja ka me fqinjët të cilët po bëjnë punime mbi tarracën mbi banesën e tyre.
Ndërkohë policia dhe drejtues të bashkisë ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për parandalimin e ndonjë ngjarje tragjike.