Pas formimit të KLP-së më 11 dhjetor, me zgjedhjen e anëtarëve prokurorë, të mërkurën e javës së ardhme do të mbahet mbledhja e parë.Në rendin e ditës së mbledhjes së të mërkurës është edhe zgjedhja e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të këtij institucioni.
Rendi i ditës
- Miratimi i rregullave për zgjedhjen e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Larte të Prokurorisë;
- Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Këshillit të Larte të Prokurorisë;
- Miratimi i vendimit deklarues me datën e krijimit te Këshillit;
- Hedhja e shortit për përcaktimin e anëtareve jo prokurorë që do të shërbejnë me një mandat 3-vjeçar
- Hedhja e shortit për përcaktimin e anëtareve prokurorë që vijnë nga prokuroritë pranë gjykatave të shkalles së parë dhe ato të apeleve, që do të shërbejnë me një mandata 3-vjeçar.