Zbardhen 7 provat që shkatërruar Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci.
Prokurori Ramadan Troci, i njohur ndryshe si Prokurori i “VIP-ave” pasi ka arrestuar ish guvernatorin e BSH Ardian Fullani dhe ish kryebashkiakun Shpëtim Gjika, është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një muaj më parë.
Troci nuk e ka kaluar dot vettingun dhe sipas vendimit të KPK, rezulton se Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme ka fshehur pasurinë.
Vlen të theksohet, ndërkaq, referuar vendimit të KPK se Troci ka në pronësi një apartament dhe vetëm sistemi i ngrohje ftohjes i ka kushtuar 70 mijë euro dhe një televizor me vlerë 20 mijë euro.
“Në denoncimin e përcjellë pranë Komisionit, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje”, thuhet në vendimimin e KPK që dyshon gjithashtu se prokurori ka në pronësi të tjera pasuri të fshehura në zonën e Unazës së Re, si garazhe e Apartamente.
7 PROVAT që çuan në SHKARKIMIN E TROCIT:
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e këstit të parë, për prenotimin e apartamentit deri në vitin 2011
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e bërë për blerjen e automjetit në vitin 2008
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e depozitës prej 2,500,000 lekë, në fund të vitit 2016
Subjekti ka fshehur pasurinë, ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan, Tiranë, ndërtim i cili sipas përgjigjes së ALUIZNI-t, rezulton me kërkesë vetëdeklarimi nga ana e tij më datë 07.11.2006.