SHBA, Trump firmos krijimin e komandës ushtarake hapësinore

0
402

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka firmosur sot krijimin e komandës hapësinore që do të mbikqyrë operacionet ushtarake të vendit në hapësirë. Trump nënshkroi memorandumin drejtuar Departamentit të Mbrojtjes, që do të përshpejtojë përparimet teknike dhe do të gjejë mënyra më efektive për të mbrojtur asetet e SHBA në hapësirë. Duke folur në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, Zëvendëspresidenti Mike Pence tha: “Sot fillon një epokë e re e sigurisë kombëtare amerikane në hapësirë”. Komanda do të integrojë aftësitë hapësinore në të gjitha degët e ushtrisë, tha Pence, duke shtuar se ajo do të “zhvillojë doktrinën hapësinore, taktikat, teknikat dhe procedurat që do t’u mundësojnë luftëtarëve tanë luftë për të mbrojtur kombin tonë në këtë epokë të re”. Ajo do të jetë komanda e 11-të e luftës së Pentagonit, së bashku me komandat e njohura si Komanda Qendrore dhe Komanda Evropiane. Komanda Hapësore do të tërheqë rreth 600 punonjës nga zyrat ekzistuese të hapësirës ushtarake dhe pastaj do të shtojë së paku një mijë të tjerë gjatë viteve të ardhshme, citon agjensia e lajmeve Associated Press të ketë thënë një zyrtar i paidentifikuar i SHBA-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here