Shkencëtarët amerikanë të NASA njoftojnë së fundmi se planeti gjigant i gaztë po humbet unazat e tij dhe mund të mbetet ‘i zhveshur’ brenda 100 milionë vjetëve. Unazat e famshme të Saturnit po thithen drejt vetë planetit nga graviteti i tij teksa shirat e pluhurit dhe pjesëzat e akullta po ndikohen nga fusha magnetike e tij. “Ne kishim llogaritur më parë se planeti do të humbiste unazat e tij të gazta për afro 300 milionë vjet,” tha studiuesi i NASA, James O’Donoghue duke shtuar se pas vrojtimeve të fundit nga sonda Cassini të materialeve nga unazat që binin në ekuadorin e Saturn, situata mund të jetë edhe më keq dhe unazave nuk i kanë mbetur më shumë se 100 milionë vjet jetë. “Kjo është një periudhë relativisht e shkurtër nëse marrim parasysh që mosha e Saturnit është mbi 4 miliardë vjet”, tha O’Donoghue. Në fakt origjina e unazave të Saturnit i ka intriguar prej kohësh shkencëtarët, të cilët ende nuk janë të sigurtë nëse ai është formuar bashkë me to apo i ka fituar në një fazë të mëvonshme. “Jemi me fat që mudn të shikojmë e studiojmë sistemin e unazave të Saturnit, i cili tani duket se është me mesin e jetës së tij. Por nëse unazat janë të përkohshme atëherë mund të kemi humbu mundësinë të shihnim gjëra të ngjashme dhe në planete të tjerë si Jupiteri, Uranus e Neptuni, të cilët sot kanë vetëm unaza të holla”, tha O’Donoghue.