Putin: Rusia ka mjaftueshëm raketa edhe pa qenë nevoja të shkelë traktatin

0
550

Presidenti rus Vladimir Putin refuzoi sot pretendimet e SHBA se vendi ka shkelur traktatin raketor të Luftës së Ftohtë mes vendeve, duke thënë se Rusia ka mjaftueshëm raketa në anijet dhe avionët e saj dhe nuk ka nevojë për  raketa tokësore të rangut të mesëm. Uashingtoni paralajmëroi këtë muaj se mund të tërhiqet nga traktati  i Forcave Bërthamore të Rangut të Mesëm brenda 60 ditëve nëse Rusia nuk rikthehet brenda normave të kufizimeve. SHBA pretendon se raketat ruse 9M729 shkelin akordin në fjalë, i cilin ndalon raketat me bazë tokësore me rreze 500 deri në 5500 kilometra. Moska vazhdimisht i a mohuar akuzat, ndërsa sot Putin shtoi se Rusia ka mjaftueshëm raketa ajrore e detare për të kryer punën. Putin tha në fjalën e tij në një akademi ushtarake ruse se janë testuar me sukses raketat ajrore e detare Kh-101 dhe Kalibr me rang 4,500 kilometra, gjatë luftimeve në Siri. “Ndoshta ato i bënë partnerët ta në të shqetësohen, por nuk shkelin traktatin,” tha Putin. Putin shtoi se traktati i nënshkruar nga president Ronald Reagan e lideri sovjetik Mikhail Gorbachov nuk kufizonte raketat ajrore e detare, të cilat Bashkimi Sovjetik nuk i kishte atëherë, ndërsa SHBA zotëronte në numër të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here