Sindikatat e policisë franceze kanë shprehur sot zemërim ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron pas pesë javë protestash të vazhdueshme të Jelekëve të Verdhë. Dhjetra policë janë plagosur që prej nisjes së lëvizjes në mesin e nëntorit dhe tre sindikatat e tyre kryesore denoncuan sot ato që quanin burime të ezauruara për përmbajtjen e protestuesve të dhunshëm dhe kaosin e provokuar prej tyre. Sindikata Alliance e quajti “një dt e zezë për policinë” dhe nxiti Macron të investonte në rifreskimin e forcave të lodhura të sigurisë dhe inkurajoi oficerët të mos dilnin në rrugë por të përgjigjeshin vetëm ndaj emergjencave. “Policia nuk është mirë dhe askush nuk dëgjon,” tha sekretari i sindikatës Frédéric Lagache, duke shtuar se buxheti i 2019 është i pamjaftueshëm. Një tjetër sindikatë, UNSA-Police, tha se anëtarët e saj do të japin vetëm shërbim minimal dhe ka kërkuar takim me Macron. UNSA paralajmëroi se dhe policia do të bëjë protesta të ngjashme me Jelekët e Verdhë në kryqëzime.

