Xherdan Shaqiri ishte futbollisti i cili me sa duket i hëngri kokën Jose Mourinhos. 27 vjecari me orgjinë shqipëtare realizoi dy gola në fitoren e Liverpoolit ndaj Manchester United, shkruan Albeu.com. Në fakt Mourinho mund ti kishte shpëtuar shkarkimit të paktën këtë vit pasi ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester United po shkonte drejt barazimit teksa ksihin ngelur dhe 20 minuta lojë nga fundi. Por në atë sfidë vendimtar ishte padyshim Xherdan Shaqiri i cili në minutën e 70 si zëvëndësues të cilit i mjaftuan vetëm 3 minuta për të dërguar topin në rrjetë. Por ansori nuk u mjaftua me kaq pasi ai 10 minuta më vonë shënoi dhe golin e 3 të ndeshjes dhe të dytin personal duke ngjitur ne krye të tabelës Liverpoolin