Mesazhe kërcënuese për jetën në drejtim të Ylli Rakipit, reagon për herë të parë mazhoranca

0
422

Vjen reagimi i parë nga mazhoranca pas lajmit për kërcënimin e gazetarit Ylli Rakipi.

Reagimi ka ardhur nga zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili thotë se duhet hetuar me urgjencë në mënyrë që autorët të përballen me ligjin.

“Nëse është kërcënuar gazetari Rakipi të hetohet me urgjencë dhe autorët të përballen me ligjin”, shkruan Petro Koçi.

Rakipi tha se kishte marrë mesazhe kërcënuese për jetën pas publikimit të skandalit për unazën e madhe.

Kërcënimin e gazetarit e dënoi edhe PD, bsi dhe Presidenti Meta i cili kërkoi ndëshkimin e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here