Komisioni i Ekonomisë është mbledhur ditën e sotme, ku mes të tjerave ka vendosur rrëzimin e dekretit të Presidentit së Vitore Tushën si kryetare e KLSH-së. Në këtë Komision, mori pjesë edhe ish-ministri i Financave, sot kandidat për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili theksoi kontributin e tij në përbushjen e detyrimeve ligjore të Bankës së Shqipërisë. “Do të kontribuoj të përmbushim detyrimet ligjore të BSH. Eksperienca ime, kontribut në një debat të dobishëm. E marr ftesën i zhveshur nga të gjitha ngarkesat”, u shpreh ai.
































