Me dyshime për pasurinë, KPA vendosi të rihapë hetimin për gjyqtaren e Tiranës Alma Brati. Vendimi u mor 5 ditë pas seancës në KPA, më 13 dhjetor, ku Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e saj dhe ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vlerësimin e Komisionerit Publik, hetimi i KPK-së për rastin e gjyqtares nuk është i plotë prandaj e ka çuar çështjen në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.Gjyqtarja Alma Brati u shpreh se nuk ishte dakord me gjetjet e Komisionerit Publik, sipas të cilit provat e ngritura nga KPK nuk janë bindëse që ajo të konfirmohej në detyrë. Brati ishte dhe kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor por u dorëhoq një ditë para votimeve. Seanca e radhës në KPA do të mbahet më 31 janar 2019.