Google search engine
Home Aktualitet Zbardhen detaje nga grupi PS/ Këtë javë dy seanca parlamentare, Pjerin Ndreu...

Zbardhen detaje nga grupi PS/ Këtë javë dy seanca parlamentare, Pjerin Ndreu ankesa për ministrat

0
381

Të tjera detaje janë zbuluar nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Këtë javë do të ketë dy seanca parlamentare.

Të enjten do të diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për buxhetin e vitit 2019, i cili e ktheu në Kuvend pas protestës së studentëve. Sipas burimeve të BW mësohet se të premten do të zhvillohet seancë për Vetting-un në politikë. Burime nga grupi bëjnë me dije se të enjten do të rrëzohet dekreti i Presidentit për buxhetin.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisionet parlamentare gjatë diskutimit të nismave ligjore.

“Duhet koordinim me ministrat, kemi marrëveshje e llogaridhënie,” është shprehur ai.

Në grup është ritheksuar qëndrimi për dialog me studentët për plotësimin e kërkesave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here