Studentët mbledhje me dyer të mbyllura para protestës masive, zbulohen vendimet që u morën

0
403

Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë mbarëkombëtare.

Sipas planit të bërë publik nga vetë studentët ata edhe sot kanë bojkotuar mësimin. Fillimisht studentët e Shkencave Sociale po zhvillojnë një mbledhje me dyer të mbyllura ku të pranishëm ka edhe pedagogë. Ndërkohë studentët e Fakultetit të Ekonomisë kanë planifikuar edhe bllokim të rrugës.

Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.

Ora 08:40 Studentët e Shkencave Sociale mbledhje me dyer të mbyllura brenda auditoreve me njeri-tjetrin. Ata kanë përcaktuar disa pika për planin e sotëm

1-Takim me dekanët ora 16:00

2-Grumbullim studentësh para fakultetit ora 08:30

3-Nëse dëgjohen thirrje PARTIAKE dhe përfaqësues POLITIKË, do marrim studentët në dorë dhe do t’i zhvendosin nga turma.

4-FEUT distancohen nga partitë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here