Reagon kryeministri Edi Rama ndërsa studentët brohorasin poshtë zyrës së tij në një protestë masive.
Rama ndërkaq, publikon një foto të vjetër, kapur nga lart ku duken pak studentë dhe bën fajtore Monika Kryemadhin e LSI për gjymtimin e kësaj proteste, siç shprehet ai.
Njëherazi kryeministri kujton ditën e festave që po afrojnë dhe bën thirrje për dialog.
“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU? Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin “, shkruan Rama.
