Google search engine
Home Aktualitet Shpërthejnë tymueset mes turmës, tensionohet situata mes studentëve/ Kush janë 3 persona...

Shpërthejnë tymueset mes turmës, tensionohet situata mes studentëve/ Kush janë 3 persona të maskuar me shall?

0
462

Studentët vijojnë të afrohen drejt kryeministrisë duke e shtuar numrin e protestuesve. Në fillim ata kanë marshuar nëpër rrugët e Tiranës duke bllokuar në disa akse kryesore dhe qarkullimin e makinave. Ndërkohë kryeministri Edi Rama  edhe pse i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes instagramit.

Kjo është hera e dytë që hidhen tymuese para kryeministrisë. 3 persona të maskuar me shall kanë hedhur mes turmës në drejtim të Kryeministrisë tymuese.

Kaq mjaftoi që të reagonin protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje që personat që hedhin tymuese të largohen, pasi nuk janë studentë.

“Largohu ti aty, o zotëri largohu. Ik që këtej. Ska tymuese këtu”-tha studenti.

Ndërkohë një tjetër shtoi: “Kemi ardhur këtu si studentë, kemi kulturë. Nuk protestojmë në mënyrë të turpshme. Nëse është dikush që do të përdorë dhunë në emrin tonë, turp, turp. Kemi ardhur këtu për kërkesa tona, për arsimin. Ne nuk ushtrojmë dhunë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here