Mbledhja e sotme e grupit të PS është shoqëruar me debate lidhur me pjesëmarrjen e ministrave në Komisionet parlamentare.
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ngriti shqetësimin për sjelljen e ministrave duke deklaruar se e personalizojnë debatin.
“Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies. Vijnë në komision dhe debatohet kundërshtohet. E personalizojnë debatin, ju ngel hatri. Bëjnë komente pa lidhje. Ne jemi aty si ekspertë të fushës”, tha Ndreu.
Sakaq kryeministri Edi Rama i ka dhënë të drejtë Ndreut për shqetësimin e tij.
“Pjerini ka të drejtë, por jo dhe shumë. Megjithatë, të isha unë nuk i miratoja pa koordinim” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri s’ka nguruar as të ironizojë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi duke iu drejtuar ministrave me fjalët “shkoni në komisione si Mona në dasmë”.




































