Google search engine
Home Lifestyle Rikthehet pas masakrës në ish-Bllok? Detaji për Elvana Gjatën që i ngatërroi...

Rikthehet pas masakrës në ish-Bllok? Detaji për Elvana Gjatën që i ngatërroi të gjithë shqiptarët!

0
443

Ndoshta shumë prej jush kanë lexuar lajmin që qarkullon prej dy ditësh në të gjitha portalet se këngëtarja shqiptare i është rikthyer muzikës me koncerte të njëpasnjëshme. Në shumë media online u shkruajt se po shiten biletat për koncertet që pritet të mbajë Elvana, më në disa vende si New York, Filadelfia, Manchester, Londër, Belfast, madje shfaqeshin edhe datat e koncerteve që  do të mbaheshin në muajt prill dhe maj të 2019-ës.

Ajo që ndoshta ju ka bërë të hutoheni më shumë është fakti që disa media e shitën këtë lajm si një zbulim dhe ekskluzive! Por nuk është aspak e vërtetë, këngëtarja shqiptare nuk do t’i rikthehet muzikës për momentin. Të paktën ajo vetë nuk ka bërë publike asgjë të tillë.

Elvana është një grup muzikor pop dhe rock që u krijua në nder të  Elvis Presley dhe Nirvana dhe datat e koncerteve që do të mbajë ky grup gjatë vitit 2019 janë të njëjta me ato që u thanë se do të ishte Elvana Gjata. Kështu që mos blini bileta duke menduar se atje do të takoni këngëtaren shqiptare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here