Para nisjes së protestës masive, Taulant Muka publikon skandalin e radhës (DOKUMENT)

0
372

 Ish-zv/ ministri i Arsimit, Taulant Muka së bashku me studentin Vladimir Kola, prej disa javësh kanë denoncuar disa raste të njëpasnjëshme të personazheve të rëndësishëm shqiptar, të cilët i kanë plagjiaturë doktoraturat e tyre.

Mëngjesin e sotëm Muka ka denoncuar doktoraturën e rektores së Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, e cila sipas tyre është 100% plagjiaturë.

Postimi i plotë i Taulant Mukës:

Miremengjes me Rektoret dhe Kancelarin e Universitetit te Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiature.

VLADIMIR KOLA (zbulimi, krahasimi dhe analiza e tekstit) dhe TAULANT MUKA (verifikimi para publikimit dhe denoncimi publik), ju komunikojme plagjiaturen e artikullit shkencor:

“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar ne revisten “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autore KSEANELA SOTIROFSKI (ne ate kohe Dekane e Fakultetit te Studimeve Profesionale, sot Rektoreshe e Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”), MIT’HAT MEMA (ne ate kohe Rektor i Universitetit Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”) dhe ULPIAN HOTI (ne ate kohe Kancelar i Universitetit te Durresit “Aleksander Moisiu”).

Artikulli shkencor “Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, gjendet ne internet ne kete adrese:

Artikulli ne fjale, eshte kopjuar pothuajse teresisht nga artikulli shkencor “Social and Cultural Dimensions of the Transformation of Higher Education in Central and Eastern Europe”, i publikuar ne revisten “Higher Education in Europe”, vellimi XXVI, numri 3, 2001, me autor MAREK KËIEK, i cili gjendet ne internet ne kete adrese:

Siç mund ta vini re, edhe titulli i artikullit te vitit 2011, edhe pse i gjate si titull, eshte i njejte me ate te vitit 2001. Thjesht, ne artikullin e vitit 2011, fjalet “Central and Eastern Europe” jane zevendesuar me fjalen “Albania” dhe fjala “demensions” gjendet ne njejes “demesion”.

Duhet vene ne dukje se autoret shqiptare nuk e kane cituar artikullin e shkruar nga studiuesi i huaj (nuk kane pasur nevoje, sepse, pothuajse krejtesisht, eshte kopje e tij), as nuk e kane vendosur te “literatura” e konsultuar. Pra, sikur te mos e kishin lexuar fare si artikull.

Siç po thoshim me siper, artikulli i vitit 2011 eshte kopjuar pothuajse teresisht nga artikulli i vitit 2001. Qe te jemi me konkrete, teksti i artikullit te vitit 2011 eshte kopjuar ne teresine tij, me perjashtim te nje pjese te “ABSTRACT”. Gjithashtu, duke qene se artikulli i vitit 2001 eshte pak me i gjate, ca rreshta te tij nuk gjenden ne artikullin e vitit 2011 te kopjuar prej studiuesve shqiptare.

Edhe per sa i perket struktures se artikullit te vitit 2011, edhe ajo eshte kopjuar nga struktura e artikullit te vitit 2001 (thjesht te sktruktura e artikullit te vitit 2011 gjendet ne fillim fjala “ABSTRACT”, e cila nuk gjendet ne artikullin e vitit 2001):

“INTRODUCTION

NEË FORCES VERSUS OLD FORCES

THE GLOBAL CONTEXT

REFORMULATION OF THE EDUCATIONAL ROLE OF THE ËELFARE STATE

PUBLIC HIGHER EDUCATION UNDER SCRUTINY

FAILURE OF HIGHER EDUCATION REFORMS

CONCLUSION

REFERENCES”.

app-facebookTaulant Muka3 hours ago

Miremengjes me Rektoret dhe Kancelarin e Universitetit te Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiature.
VLADIMIR KOLA (zbulimi, krahasimi dhe analiza e tekstit) dhe TAULANT MUKA (verifikimi para publikimit dhe denoncimi publik), ju komunikojme plagjiaturen e artikullit shkencor:
“Social and cultural dimension of the transformation of higher education in Albania”, i publikuar ne revisten “European Scientific Journal”, vellimi 10, mars, 2011, me autore KSEANELA SOTIRO…See More

Image may contain: text
Image may contain: text
Image may contain: text
Image may contain: text

+13Taulant Muka added 16 new photos.Education · 7,970 Likes · 3 hrs ·

Miremengjes me Rektoret dhe Kancelarin e Universitetit te Durresit, pothuajse 100% artikull shkencor plagjiature.
VLADIMIR KOLA (zbulimi, krahasimi dhe analiza …See More

9825

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here