Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme është konfirmuar në detyrë, pasi e kaloi me sukses Vettingun.
Kraja e ka filluar karrierën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit.