Google search engine
Home Aktualitet ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve: Kujdes, orët në vijim

ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve: Kujdes, orët në vijim

0
456

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se në orët e  ardhshme parashikohen reshje dëbore në zonat malore, të cilat do të kenë intensitet deri mesatar. Në zona të caktuara mund të  ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të gjithë kontraktorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën për të mbajtur të hapura të gjitha akset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here