Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës jep informacion zyrtar për situatën aktuale të porteve në vend, nisur nga kushtet e përkeqësura të motit.
Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.
Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme. Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.
Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.
Në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.
Drejtoria e Përgjithshme Detare, ndërkaq, ka sinjalizuar kapitenerite e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.