“Venecia”, Basha i kthehet Ramës: Asgjë s’e shpëton hajdutin psiqik

0
406

Pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për vettingun në politikë, reagoi  kryeministri Edi Rama duke sulmuar ashper kreun e PD, Lulzim Basha: “Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë🤮”, shkruajti Rama pak më herët në Twitter.

Por e menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e Bashës, duke e quajtur “hajdut psiqik” kreun e qeverisë.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!,” shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here