Shakira paditet për evazion fiskal në Spanjë

0
641
Prokurorët spanjollë kanë akuzuar sot për evazion fiskal këngëtaren kolumbiane dhe filantropisten Shakira rezidentë në Spanjë, duke thënë se i është shmangur  14.5 milionë euro taksa duke pretenduar se ka jetuar në Bahamas, kur në fakt jetonte në Katalonja.
Shakira ka ndryshuar rezidencën në 2015 nga ishujt Bahamas në Barcelona, ku jeton me partnerin, futbollistin e klubit të futbollit Barcelona, Gerard Piqué, dhe dy djemtë e çiftit.
Tashmë prokurorët pretendojnë se ajo ka jetuar në Katalonja që prej vitit  2012 dhe duhet të kishte paguar taksat për fitimet e saj botërore.
Tashmë ghjykatësi duhet të vendosë nëse SHakira duhet të paraqitet në gjyq.
Përfaqësuesit e saj thanë për mediat se për momentin nuk kishin komente.
Vitin e kaluar emri i Shakira doli në skandalin e Paradise Papers, për financime në botën e kompanive offshore, ku dhe rezultoi fillimisht se ajo ishte rezidente në Bahamas megjithëse jetonte në Barcelona.
Avokatii saj tha se artistja kishte jetuar në shumë vende “gjatë karrierës profesionale, por kudo kishte zbatuar juridiksionin respektiv”.
Në korrik 2016, ylli i Barcelonës Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge, u dënuan me 21-muaj burg të pezulluar për të njëjtën arsye, ndërsa disa muaj më parë ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo pagoi €19milionë në këmbim të dënimit të pezulluar dy vjet burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here