Google search engine
Home Bota Rusia çon në parlament ligjin e internetit autonom nga rrjeti aktual botëror

Rusia çon në parlament ligjin e internetit autonom nga rrjeti aktual botëror

0
550
Rusia ka çuar sot në dhomën e ulët e parlamentit Duma ligjin për autonominë e segmentit rus të internetit, në rast të humbjes së aksesit ndaj serverëve të huaj perëndimorë.
Drafti është vendosur në faqen e internetit të Duma-s më 14 dhjetor, ku një shënim shpjegon se po punohet për amendamentet “duke marrë në konsideratë natyrën agresive të masave të SHBA për strategjinë e sigurisë kibernetike për vitin 2019,” ku Rusia akuzohet drejtpërsëdrejti dhe pa prova për sulme kibernetike.
“Ligji bën të mundur minimizimin e problemeve në transferimin e të dhënave mes vendeve të tjera dhe përdoruesve në Rusi”, thuhej në deklaratë.
Rusia dot krijojë gjithashtu sistemin kombëtar të DNS (Domain Name Server) sistemi i decentralizuar i emërtimit të kompjuterëve ose burimeve të tjera të të dhënave, i cili identifikon kompjuterët nga të cilët të dhënat kalojnë në internet.
Në mars këshilltari i Presidentit Vladimir Putin German Klimenko tha se Rusia është e gatshme me segmentin e saj të internetit nëse SHBA vendos të ndërpresë aksesin për të ose për ndonjë vend tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here