Google search engine
Home Aktualitet “Eh artist, s’më vjen mirë për ty”, Rama vë në lojë Bashën...

“Eh artist, s’më vjen mirë për ty”, Rama vë në lojë Bashën pas vendimit të Venecias për vettingun në politikë: Vate e u mbyt në ujë..

0
508

Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin e saj me gjithë amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, ndërsa është shprehur se propozimet për Vettingun e politikanëve nuk janë të realizueshme.

Pas këtij vendimi të Komisionit të Venecias ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama,  i cili ka ironizuar hapur kryedemokratin Basha.

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here