Një makinë që transportonte paratë e një banke ka rënë pre e grabitësve të armatosur dhe të maskuar.Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Raportohet se një mjet tip ‘Benz’ me tre persona të maskuar dhe me armë kanë ndaluar makinën që transportonte paratë dhe e kanë grabitur.
Mësohet se shuma e grabitur është 75 million te vjetra, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Shijakut.
Policia e Durrësit është vënë në ndjekje dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.