Google search engine
Home Aktualitet Protesta e studentëve, Rama takim urgjent me rektorët e Universitetve

Protesta e studentëve, Rama takim urgjent me rektorët e Universitetve

0
413

Kryeministri Rama po zhvillon një takim me rektorët e Universiteteve. Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me dekanët e universiteteve, duke theksuar se një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i protestës është korrupsioni në universitete.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Aspekti tjetër i protestës përbën shqetësimin më të madh që lidhet me frustrimin e tmerrshëm që kanë studentët për korrupsionin në universitet. E para, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuar nga ju dhe nuk mund ta mohoni.

Mos mendoni se kam ardhur këtu për të shkarkuar përgjegjësitë e qeverisë. Në leximin tim, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën dhe shpresë për shoqërinë.

Kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju, flas për universitetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here