Protesta/ Studentët ultimatum qeverisë: Keni afat deri të martën

0
540

Pavarësisht se është fundjavë dhe kushtet atmosferike nuk janë të favorshme, studentët kanë dalë sërish sot në protestë para Ministrisë  së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Protestës i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët kanë vendosur që ditën e sotme të mos protestojnë në Shkodër por t’i bashkohen protestës së studentëve në Tiranë.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se studentët kanë edhe mbështetjen e qytetarëve. Një grua shihet në rrugë teksa duartroket studentët që marshojnë.

Studentët janë shprehur se qeveria ka afat deri të martën për të plotësuar kërkesat e tyre.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverise të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi dhe të martën është protesta më e madhe e parë ndonjëherë”- tha një nga studentët.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.               3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here