Denoncimet e “Unazës së Madhe”, Artan Lame flet për fenomenin e ditëve të fundit

0
572

ALUIZNI përmes një deklarate për shtyp sqaron një sërë problematikash që janë ngritur për Unazën e Madhe.

Në muajt e fundit të vitit 2013, në një nga daljet e para publike, ALUIZNI ka denoncuar legalizimet abuzive.

“Në atë kohë unë Artan Lame, i bëja thirrje institucioneve ligj zbatuese që e kishin gjithë mbështetjen e ALUIZNI-t për të hetuar rreth tyre.

Përgjatë këtyre viteve, sa herë që nga institucionet na janë paraqitur problematika, ato janë ndjekur dhe mbështetur nga ana jonë”, bën me dije Lame.

“Situata e ndërtimeve pa leje në zonën e Unazës së Madhe, s’bëri gjë tjetër veç vuri edhe një herë në dukje shfrytëzimin politik dhe talljen historike me hallin e atyre banorëve”, thuhet në deklaratën e drejtorit të ALUIZNI-t i cili flet edhe për fenomenin “last day”.

E PLOTË:

– Fenomeni “last day”. Në zonën e Kasharit, përgjatë gjithë 8 vjetëve të qeverisjes 2006-2013 janë bërë 49 legalizime. Dhe nga këto 49 legalizime 40 janë bërë vetëm në periudhën mars-shtator 2013. Legalizimi i fundit është bërë në 10 shtator, ndërsa Qeveria e re krijohej në 11 shtator.

TIPOLOGJIA E LEGALIZIMEVE: 2006-2013:   2014-2018:

Legalizime në zonën e Kasharit                   49    1057

Legalizime përgjatë Unazës së Madhe       38         3

Mirë që i kanë bërë këto legalizime në muajt e fundit të qeverisjes së tyre, por as atë plan rregullues që kishin bërë vetë nuk e kanë respektuar.

– Fenomeni i legalizimeve në tokë me pronar. Kategoria më e dhimbshme dhe revoltuese, është ajo e legalizimeve në troje me pronarë legjitimë.

Ligji i Legalizimeve i vitit 2006, ndërpret procesin e legalizimit të ndërtimit kur trualli është me pronarë dhe aty parashikohen ndërtime të larta. E tillë ka qenë një pjesë e konsiderueshme përgjatë Unazës së Madhe nga ana e brendshme sipas vetë Planit rregullues të z. Basha.

Së fundmi, me publikimin e legalizimeve në atë zonë, morëm disa ankesa të ish ponarëve që tani morën vesh se në trojet e tyre janë bërë legalizime.

Nga ana jonë janë evidentuar një nga një këto legalizime dhe është përgatitur materiali për referimin e tyre në organet ligjzbatuese.

(Vijon tabela e ish-pronarëve)

– Fenomeni i mbledhjes së parave dhe mosbërjes së legalizimit. Në shumë raste jemi ndeshur me fenomenin kur qytetarëve ju merreshin paratë e tokës edhe kur dihej qartë që aty nuk mund të bëhej legalizimi.

Kjo bëhej me qëllimin e momentit sa për të mbushur buxhetin e shtetit, pa vrarë mendjen për fatin e mëtejshëm të këtyre qytetarëve.

Në zonën e Unazës së madhe deri tani janë identifikuar deri tani 12 raste të tilla. Nga ana jonë janë njoftuar të gjithë këta qytetarë që kemi filluar procedurat e kthimit të parave të paguara. Të gjithë qytetarët që kanë paguar paratë sipas këtij mekanizmi do ti marrin ato mbrapsht.

Ky nuk është një lëshim që po ju bëhet këtyre qytetarëve, por një e drejtë e tyre dhe një procedurë që e kemi zbatuar sa herë jemi gjendur përpara kësaj situate.

Nëse ka mbetur ndonjë prej tyre i panjoftuar apo që ka ende pretendime, të paraqitet pranë zyrave tona.

(Tabela e subjekteve që kanë paguar truallin)

Së fundi gjej rastin që të informoj publikun se gjatë muajit nëntor morën lejen e legalizimit 3142 familje shqiptare, nga të cilat rreth 300 vetëm në zonën e Kasharit, të NJB. 6 dhe NJB.

Ftoj të gjithë qytetarët që kanë ende procedura legalizimi në proces, të vijojnë si deri më sot të bashkëpunojnë me punonjësit dhe drejtoritë tona rajonale për përmbylljen e këtij procesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here