Protestës së fuqishme studentore që po zhvillohetnë të gjithë vendin i janë bashkuar edhe pedagogët. Studentët e universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu” dhe të universitetit të Korçës, “Fan Noli” janë mbështetur edhe nga pedagogët e tyre.
Grupe të tyre janë nisur drejt Tiranës, përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë mbledhur momentaisht mijëra studentë nga universitetet e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Elbasanit, Korçës.
Dy reagime të pedagogëve janë bërë të njohura deri tani: ai i pedagogut dhe deputetit Shezai Rrokaj dhe ai i pedagogut Mark Marku, në emër të Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare.