Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka denoncuar një situatë kaotike në parkimin nëntokësor të sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë.Ai publikon një video, ku shfaqen dhjetëra automjete duke pritur në radhë për të dalë nga parkimi, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.
Në një denoncim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se një situatë e tillë ndodh kur bëhen investime pa u konsultuar me asnjë urbanist, inxhinier transporti dhe vetëm për të vjedhur 17 milionë euro.
“Një i çmendur një vend e çmend! Mbi 30 makina në radhë për të dalë tek parkimi mes sheshit Skënderbej. Kështu ndodh kur bëhet investimi veç për të vjedh 17 milionë euro për një parkim pa bërë modelime dhe pa i konsultuar me asnjë urbanist, inxhinier transporti etj. Rrinë 40 makina në radhë për të dalë nga parkimi se është bërë grykë shishe jashtë ngaqë ca hajdutë donin të përlanin 17 milionë euro”, shkruan Malltezi.