Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj.
Shumë vonë është mësuar në media dhe identiteti i bashkëshortit të saj Eldi Dizdari, me të cilin ajo më pas vendosi që të publikonte video gjatë festimeve për 1-vjetorin e vajzës.
Emri i tij tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia. Ndërsa Suada nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen, i vetmi reagim është ndryshimi që bëri në rrjetet sociale.
Ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e saj të Instagram-it. Pavarësisht se të gjitha komentet që i janë bërë më herët nëpër postime ish-Miss-it shfaqen, nuk keni të drejtë që të komentoni pasi do t’ju shfaqet një tabelë ku shkruhet: “Komenti nuk mund të postohet”.
Dizdari mendohet se ka qenë shkaktari i sherrit në Bllok, për shkak të prishjes së pazareve për kokainën mes tij dhe të dashurit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata.