Dega e Partisë Demokratike në Elbasan, pritet të votojë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Aurel Bylykbashi, i cili deri më tani ka drejtuar degën e PD-së në Elbasan, mësohet se është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.
Bylykbashi mësohet të jetë shprehur se është koha që në krye të PD-së së Elbasanit të zgjidhet një drejtues i ri ndërsa vetë ka shpallur ambicien për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë në këtë qytet.
Me largimin e tij nga gara, dy kandidatët për të marrë drejtimin e PD-së së Elbasanit janë Eugen Isai dhe Zamir Muzhaqi.